Delinda Disha u largua nga Portokallia për ti lënë vendin në “çifti i lumtur” aktores Arjola Demiri. Ndërsa rolin e risolli në emisionin “Klanifornia” me kolegun e saj Olsi Bylyku nën emrin “çifti i shqyer”.
Ish-partneri i Delindës, Irgen Çela e komentoi “çifti i shqyer” duket thënë se kopja nuk është më e mirë se origjinalja. Gjithashtu aktori i Portokallisë u shpreh se është i kënaqur nga partnerja e tij e re Arjola Demiri si nga talenti ashtu edhe nga përmasat e saj. Ndërsa shkëmbyen edhe një puthje live në emisionin “Shiko kush Luan”.
“Unë me Florin që në zanafillën e çiftit të lumtur e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot. Çifti ka qenë ideja ime fillestare por që në gjenezë e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe për sa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është aq e bukur sa origjinali. Por sigurisht kopja duhet. Ndër të tjera meriton të thuhet që bashkëpunimi që kemi pasur me Delindën ka qenë shumë i suksesshëm dhe ajo e ka bërë shumë mirë punën e saj si aktore. Por jam shumë, vërtetë shumë i kënaqur me gruan e re, me talentin dhe përmasat mbi të gjitha,”– tha ai.