Deputetja e opozitës së re humb njeriun e dashur, dedikimi prekës në rrjetet sociale…

Deputetja e opozitës së re e cila pranoi mandatin vitin e kaluar nga listat e LSI ka humbur nënën e saj. Në një postim në Instagram, Hoti i ka dedikuar një shkrim bashkë me një foto për nënën e saj të ndjerë. Ajo thotë se ishte me fat që u rrit nga një nënë si ajo dhe se do i mungojë gjithë jetën.

POSTIMI I ELDA HOTIT

Pse m’do fort, se je nana ime. Pse t’du fort, se jam vajza jote. Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë.

Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime.

Do më mungosh gjithë jetën nana ime!


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal