![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/08/fatos-haxhiraj-lezhe-vdekur-2022-shtepia.jpg?x28643)
Një person është gjetur i vdekur në një banese private zonën e “11 janarit” në qytetin e Lezhës. Mësohet se viktima është shtetasi Fatos Haxhiraj, rreth 50-vjeç, i cili jetonte i vetëm në një shtëpi me qira.
Nga informacionet paraprake dyshohet të ketë ndërruar jetë tri ditë me parë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimin në lidhje me rastin.
Fqinjët lajmëruan policinë pasi nuhatën kutërbimin e rëndë që vinte nga banesa e Haxhirajt. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.