FOTO+EMRI – Trupi i tij u gjet i copëtuar në qese, identifikohet 72- vjeçari që jetonte në Itali…

Trupi i pajetë i një 72-vjeçari shqiptar të identifikuar si Shefki Kurti u gjet i copëtuar në Itali. Kurti jetonte në Badia Polesine, ndërsa trupi i tij u gjet në qese plastike i hedhur pranë lumit Adigetto.

Për herë të parë u zbuluan shenjat e para të këtij krimi makabër të enjten e kaluar rreth orës 8 të mëngjesit. Punonjësit e mirëmbajtjes së lumit panë që ishte hedhur në një cep këmba e tij e mbajtë.


Ndërsa pasdite u zbulua poshtë urës në Adigetto se trupi, koka dhe krahët ishin hedhur në 4 qese plastike.

72- vjeçari rezulton me origjinë nga Durrësi dhe prej vitesh ishte rezident në Itali.