“Ndër prioritetet e mia ka qenë zhvillimi i turizmit në Malësi të Madhe”, Tonin Marinaj nderohet me “Krenaria e Alpeve Shqiptare”

Gjatë gjithë këtyre viteve në krye të Bashkisë një ndër prioritetet e mia ka qenë zhvillimi i turizmit në Malësi të Madhe. Kjo dëshirë e imja u bashkua edhe me idenë e Gazetës së Alpeve dhe nën diellin e fortë të korrikut, Vermoshi zemërbardhë e sofërshtruar, na priti në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”, për të zhvilluar më tej turizmin, bujtinat, shtëpitë e pritjes dhe bizneset.

U ndjeva i nderuar dhe nuk mund të rri pa falenderuar organizatorët për titullin që m’u akordua “Krenaria e Alpeve Shqiptare”.


Alpet janë krenaria e çdo malësori, që në çdo gur e kanë të shkruar me lapsin e fortunave, se si në vendlidje, nuk rreh askund zemra.

Faleminderit të gjithë të pranishmëve që ishin pjesë e këtij takimi në veçanti, z.Ramiz Lushaj president i gazetes së Alpeve, znj.Emina Lekaj Perlaska deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, znj Gerta Duraku deputete e Kuvendit Shqiptar për Qarkun Kukës, z. Skender Dyrmishi ambasador i Kosoves në Shqipëri, Dr.Getoar Mjeku avokat ndërkombëtar në SHBA, Prof. Ahmet Ulaj, znj. Besa Tafilaj Drejtoreshë e Familjeve Ushtarake dhe shumë personalitete të tjera Shqiptare brenda dhe jashtë vendit të cilët me praninë e tyre e lartësuan këtë event. /Publikuar nga Tonin MARINAJ në Facebook/