![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/grupi-fajdexhinjve-greqi.jpg?x28643)
Dy shqiptarë dhe tre grekë janë përfshirë në atë që mediat greke e konsiderojnë si një rrjet i madh i pastrimit të parave.
Pas arrestimit të tyre, policia greke ka publikuar edhe identitetet përkatëse, ndërsa dy shqiptarët janë identifikuar si Arbër Prenga, 32- vjeç dhe Arjan Xhangolli, 32- vjeç.
Dy shqiptarët dhe një shtetas grek, konsiderohen si “bërthama” e organizatës, të cilët jepnin para me fajde dhe më pas i pastronin nëpërmjet lokalit në pronësi të një prej anëtarëve.
Mediat greke shkruajnë se për një kredi prej 5000 euro, interesi mund të jetë deri në 2000 euro në muaj. Dy të arrestuar të tjerë, një 45-vjeçar nga Heraklioni dhe një 24-vjeçar që drejton një kafene në periferinë lindore, dyshohet se kanë kryer pastrim të rëndë parash.