EMRI+VIDEO – Lëndë plasëse gjatë natës në servisin e makinave, policia jep të dhënat e para për ngjarjen e rëndë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një servisi automjetesh në Ishull Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se servisi është në pronësi të Tol Mhillajt dhe si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje për të bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policise

Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj, 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.