Mungon prej një jave një 39 vjeçar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se Adrian Lekaj ka dalë nga shtëpia e tij me biçikletë pasditen e datës 26 shtator 2019 dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për të. Lekaj është banues në lagjen “Dudas” të Shkodrës dhe të afërmit që kërkojnë bashkëpunimin e mediat për të sensibilizuar, thonë se nuk ka patur asnjëherë asnjë problem. Të shqetësuar për fatin e të dashurit të tyre, ata kanë vënë në dispozicion edhe dy numra për të përcjellë çdo informacion që mund të ketë për 39 vjeçarin, i cili është parë për herë të fundit në zonën e Muriqanit. Të gjithë personat që kanë informacion për Ardian Lekaj, janë të lutur të kontaktojnë: +355699145109 ose +355695334439.