
Bulevardi “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës apo siç njihet edhe me emrin “Rruga e gjanë”, ishte etapa e radhës e takimeve të kandidatit të “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër Bardh Spahia.
Në postimin e radhës në faqen e tij zyrtare, Spahia nënvizon se “do të kenë të gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tim për t’i lehtësuar në përpjekjet e tyre të perditshme”, duke sjellë në vëmendje se zona ka një densitet biznesesh.
POSTIMI I BARDH SPAHISË NË FACEBOOK
Janë punëtorë të palodhur, të ndershëm e të dashtun, prandaj do të kenë të gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tim për t’i lehtësuar në përpjekjet e tyre të perditshme.
Takime në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një nga zonat e njohura për densitetin e bizneseve!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!