FOTO/ Vajza ka ditelindjen, por Majlinda Bregu publikon nje foto te veten 19 vite me pare

Dita e sotme për ish-deputeten e PD-së, Majlinda Bregu mbart një kuptim të veçantë. Vajza e saj, Kejda ka ditëlindjen. Ka qenë pikërisht zonja Bregu ajo që ka postuar ditën e sotme në Instagram një foto ku është kthyer pas në kohë, pikërisht 19 vite më parë ku shihet bashkë me vogëlushen e saj, që në atë kohë ishte 9 muajshe. Nga fotoja në fjalë ajo çfarë bie më tepër në sy është pamja e ish-deputetes së PD-së, e cila dukej po aq elegante sa sot, ndërsa Kejda një bebe e bukur. “Kur Kejda ishte vetem 9 muajshe… @kejda . Do kerkoj dhe fotot tuaja sot Bea & Tea”, – ka shkruar Majlinda në rrjete sociale.