Ndërsa studentët vazhdojnë protestën e tyre duke bojkotuar mësimin, drejtues të lartë të mazhorancës po zhvillojnë takime me dekanët e universiteteve. Në foton më poshtë të publikuar nga Lolita duket Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i ulur në një kafe me dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule dhe dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.
Një takim i tillë vjen pas një serie presionesh mbi studentët protestues. Kujtojmë se studentët e ngujuar brenda ambienteve universitare janë lënë pa drita, për të mos harruar episodet e dhunës, si konfliktet me policinë private dhe thirrjen e Policisë së Shtetit për të asistuar në nxjerrjen jashtë ambienteve të fakulteteve, që degraduan në dhunë ndaj studentëve.