“Eskobari i Ballkanit” do të qëndrojë pas hekurave. Vendimi është marrë nga gjykata, e cila i ka komunikuar edhe masën e sigurisë. Balili mbrohej nga dy avokatë në këtë seancë. Klement Balili do të qëndrojë në burg deri në përfundim të Gjykimit.
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar Balilit sot masën e sigurisë dhe akuzat. Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.
Ne nje deklarate per mediat avokati i Balilit eshte shprehur se nuk ka prova qe implikojne klientin e tij per trafik droge, ndersa tha se vete ai i ka mohuar keto akuza.
Paraditen e djeshme, në shortin e hedhur të Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miliana Muça, ndërsa kjo e fundit bëri edhe rivlerësimin e masës së sigurisë.
Hetimet për Balilin u mbyllën dhe paraditen e së martës dhe prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen në Gjykatë për të kaluar çështjen në gjykim. E njëjta ditë kur njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua ë duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.