Një vajzë 1 vjeç e gjysmë, me temperaturë të lartë dhe fytyrë të djegur, është transportuar me helikoper nga Thethi në Tiranë. Sipas Report Tv, fëmija kishte pesë ditë që kishte rënë në sobë me dru dhe përhapja e plagëve të shkaktuara nga djegia në fytyrë ka qenë arsyeja e temperaturës së lartë në të.
Momentalisht ai gjendet i shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.