Ndërsa studentët e universiteteve publike në Shqipëri janë në ditën e 8- të të protestestës së tyre, vjen mbështetja e bashkëmoshatarëve të tyre që studiojnë në Gjermani. Në një foto të publikuar në rrjete sociale, studentët shqiptarë të Universitetit Teknik të Darmstadit, kanë përcjellë mesazhet e tyre në mbështetje të studentëve që po protestojnë në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit. “Besoni”, “Luftoni”, “Mbështetje”, “Me studentët” janë disa nga hashtag-ët që mbajnë në duar studentët shqiptarë në Gjermani. /ShkodraWeb/