Një tjetër rast zhdukje raportohet në Shkodër. Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila bën me dije se denoncimin e ka bërë një shtetas 36- vjeçar. Gjithnjë sipas uniformave blu, shtetasi i sipërpërmendur ka bërë kallzim se i është larguar nga banesa nipi 18- vjeçar, pa dhënë më shumë informacion. Po ashtu, policia njofton se po punon për gjetjen e të riut, ndërsa ka referuar në prokurori rastin
“Më datë 10.12.2018, shtetasi A. P., vjeç 36, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa nipi i tij, shtetasi K. G., vjeç 18. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në komunikatën e policisë së Shkodrës për rastin. /ShkodraWeb/