Prof.Dr. Gjekë Marinaj ka pranuar sot titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Malësi e Madhe me motivacionin: “Për vlera të pamohueshme në fushën e veprimtarisë letrare, atë përkthyese, akademike dhe publicistike me kontribut në lartësimin e trevës sonë Malësi e Madhe dhe më gjërë”.
Të pranishëm ishin shkrimtarë, poetë, mësues dhe të afërm të Gjekë Marinaj të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për punën dhe figurën e Prof. Dr Gjekë Marinaj. Ceremonia është zhvilluar në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe.
Gjekë Marinaj, i njohur për krijimin e tij “Kuajt”, sot është një shkrimtar i mirënjohur dhe i vlerësuar ndërkombëtarisht për krijimtarinë e tij. Marinaj jeton familjarisht prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marinaj nuk ka ndërprerë asnjëherë jo vetëm krijimtarinë artistike por edhe aktivitetin e tij social, në mbështetje të vlerave më të mira njerëzore dhe demokratike.