Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si në herët e tjera. Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së, njësoj si vite më parë.
Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt.