FOTO – Rotary Club Dillingen bashkëpunon me Ujësjellës Kanalizime Shkodër, investon ndërtimin e rrjetit ujësjellës në Mbisuka të Velipojës

Rotary Club Dillingen me president Alexander Heidel së fundmi ka investuar në Njesinë Administrative të Velipojes ne lagjen Mbisuka. Rotary Club Dillingen ka investuar në ndertimin e rrjetit të ri shpërndarës të ujësjellësit në këtë lagje.

Me ndërtimin e rrjetit të ri shpërndarës të ujësjellësit kanë përfituar sherbim furnizim me ujë 50 banesa, të cilat nuk kanë qënë të lidhura më përpara me rrjetin e ujësjellësit. Vlen të permendet puna me shumë cilësi si në drejtimin e operimit të punës ashtu edhe në cilësine shumë të mirë të materialave.


Rotary Club Dillingen ka kryer të gjitha punimet sipas te gjitha kushteve teknike Shqipëtare me specialistet të ardhur nga Gjermania si dhe e gjithë baza materiale ka ardhur nga Gjermania. Duhet te theksojme se Projekti përmban kolektorin kryesor të furnizimit me ujë , kolektorët sekondar të lidhjes me abonentat, kutitë dy vendëshe për vendosjen e matesave të ujit, pusetat e ujit si edhe shplinderin së bashku me çelësin kryesor për hapjen dhe mbylljen e ujit.

Administrata e shoqërise Ujësjellës-Kanalizime Shkodër sh.a i është shumë mirënjohëse dhe falenderuese Rotary Club Dillingen me President Alexander Heidel për këtë investim shumë të rëndesishem pasi ka të bëjë me furnizimin me ujë të pijshem të banorëvë të lagjes Mbisuka, Velipojë.

Gjithashtu jemi të gatshëm ti mirëpresim në çdo lloj investimi tjetër që ka të bëjë me furnizimin me ujë ose kanalizimeve të ujërave të zeza ne territorin e Bashkisë Shkodër. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Ujësjellës Kanalizime Shkodër/