VIDEO – “Bashkia ka abuzuar me subvencionin e naftës”, pas protestës së fermerëve dhe deklaratave të Babanit, reagon PD Vau Dejës

Nisur nga reagimet e Kryetarit te Bashkisë Vau Dejës Mark Babani dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër, pas protestës se fermerëve të Bashkisë Vau Dejës-it.

Është një disinformim total që i bëhet opinionit publik në lidhje me protestën e fermerëve të bashkisë Vau Dejës, duke abuzuar me funksionet dhe postet publik që ato mbajnë, me një proçes të faktuar nga fermerët.


Ato prisnin një meditim dhe një kthesë ndaj këtyre fermerëve, por ndodhi e kundërta ku fermerët janë të përbuzur dhe në mëshirë të fatit. Duke qenë se ju mashtroni dhe thoni që ska fakte, por faktet janë:

Sipas Udhëzimit nr.1, datë 11.02.2022 dalë nga Ministria e Bujqësisë dhe dhe Ministria e Financave.

AZHBR ka detyrimin ligjor të publikoj listën pjesore dhe atë përfundimtare të përfituesve, në faqen zyrtare të webit, gjë që nuk e ka bërë deri në këto momente, kjo është lehtësisht e verefikueshem nga çdo qytetar apo fermer, përveçse drejtorisë Bujqësisë dhe Bashkisë Vau Dejës që janë të verbuar sepse aty është dora e zezë e tyre.!

Përse kjo stepje, frikë, apo dëshirë për ta lënë në harresë publikimin, sepse në lista gjenden:

Përfitues punonjës të Administratës të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Bashkisë Vau Dejës, pjesëtarë të familjeve dhe të afërmeve të tyre, që nuk plotësojnë as dhe një kriteret për të qenë fitues, pasi nuk kanë tokë të punuar, ndërkohë që kanë përfituar naftën që duhej të shkonte për fermerët që realisht punojnë tokën.

Në listat e Përfituesve ka fermer që nuk banojnë në Bashkinë Vau Dejës me vite të tëra, madje ka dhe nga ato “fermer” që janë përfitues që jetojnë dhe jashtë Shqipërisë.

Në listat e Përfituesve ka anëtar të së njëjtës familje, të cilët kanë përfituar naftë 2 apo 3 herë për të njëjtat sipërfaqe të tokës, duke abuzuar nga kontratat qiramarrje fiktive të nënshkruara nga Bashkia Vau Dejës.

Ka fermerë që për të njëjtën sipërfaqe të tokës janë shpallë dy herë fitues, hera parë është e fermerit, dhe hera dytë është abuzim për të ia dhënë dikuj tjetër.

Këto janë lehtësish të verifikueshme në çdo kohë sepse është fakt që sipërfaqja e tokës së këtyre përfituesve, që abuzojnë hapur duke vjedhur, duke falsifikuar kontrata qiramarrje. Të cilët shikohet lehtësisht nga çdo fermer apo banorë i Bashkisë Vau Dejës që tokat e tyre janë të pa punuara, vetëm e vetëm Punonjësit e Bashkisë Vau Dejës dhe inspektorët e Bujqësie nuk e shikojnë sepse qëllimi i tyre është të vjedhin taksat e qytetareve.

Sipas Udhëzimit nr.1, datë 11.02.2022 dalë nga Ministria e Bujqësisë dhe dhe Ministria e Financave. Për Subvencionin e Naftës, Kriteret dhe Normativa e Përfitimit, KREU III, Aplikime për naftë për bujqësi, aplikuesi mund të provojë që ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim:

Me Certikatë Pronësie
Me AMTP
Kontratë Qeraje ose Huapërdorje.

Pra edhe njëhere ju mashtroni hapur kur thoni se këto ndëshkime kanë ardhur nga mungesa e Çertifikatës së pronësisë, njëkohësisht keni penalizuar fermer që plotësojnë të gjitha kriteret, deri aty sa ka dhe fermer që kanë aplikuar janë shpallë fitues dhe ju nuk i keni dhënë sasinë e naftës të përfituar.

Por Sipas KREU IV pika 17 e Udhëzimit nr. 1, datë 11.02.2022, dalë nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave parashikon kontrollin në masën 100% të fermerëve përfitues me mbi 10 ha dhe rastësor për ato me përfitues me sipërfaqe deri në 10 ha, mbi përputhshmërinë e vetëdeklarimit me situaten reale në terren. Ju nuk keni bërë as dhe një kontroll terren.

Ju zotërinj deklaroni se kanë përfituar 850 fermerë, nga të cilët 800-810 fermerë kanë tërhequr tashmë kartat e naftës. Do të ishte shumë mirë sikur këto të ishin të vërteta që kjo sasi nafte te përfundonte të fermerët, pasi sipërfaqja tokës e punueshme ne Bashkinë e Vau Dejës-it do ishte më madhe dhe do të kishim rendiment më të lartë dhe nuk do të kishim fermerët në rrugë të braktisur.

Por e vërteta është krejt ndryshe, sepse janë shkelje të qëllimshme nga ana juaj, vetëm e vetëm që të nafta të shkojë aty ku ju doni të abuzoni në kurrizin e fermerëve, siç keni bërë dhe në skemën e karburantit të vitit 2021dhe është e njëjta vazhdimësi dhe ne vitin 2022.

Ju gjithashtu konfirmoni se “Keni një njoftim të ri nga Ministria e Bujqësisë, që vazhdojnë aplikimet edhe pas datës 9 Mars”, por pse nuk është publik ky njoftim dhe afatet zyrtare se deri me çfarë date do të vazhdojnë aplikimet? Apo kjo është ajo që dini të bëni.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër te sekuestroje të gjitha praktikat korruptive e të paligjshme që provojnë akuzat tona, të thërrasë me një herë dëshmitaret okular të cilët kanë dëshmuar më zë dhe figurë për abuzimet e kryera nga të cilët janë të gatshëm për të kontribuar për zbardhjen e kësaj vjedhje galoponte!

Partia Demokratike Dega Vau Dejës, është pranë fermerëve të Bashkisë Vau Dejës. /Deklaratë e PD Vau dejës, lexuar nga kryetari Benard NDRECA/