Presidenti i Republikës Ilir Meta është fotografuar sot me pistoletë në dorë pak minuta pas përfundimit të Asamblesë të Partisë Socialiste ku kryeministri, Edi Rama nuk i ndali akuzat ndaj LSI-së, partisë që Meta themeloi dhe që aktualisht drejtohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Fotot janë bërë publike nga miku i tij, njëherazi analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili ka publikuar në “Facebook” fotot nga një poligon qitje ku Presidenti i Republikës duket me pistoletë në dorë duke bërë qitje.
Kulla shkruan se Meta ka marrë një 10 ndërsa ai vetëm dy 9./balkanweb/