Ambasadori Peter Zingraf i dorëzoi të premten Kryqin Federal të Meritës të Klasit të 1-rë Motrës Maria Christina në Dobraç (Shkodër). Me këtë urdhër Presidenti Federal i Gjermanisë nderon angazhimin e palodhur të infermieres nga Donauwörth (Bavari) dhe drejtueses së manastirit në veri të Shqipërisë. Së bashku me motrën zvicerane Michaela, dy motrat ofrojnë ndihmë mjekësore, kujdesen për të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ato angazhohen gjithashtu në fushën sociale dhe arsimore. Në laudatio-n me rastin e dorëzimit, në prani të kolegut të tij zviceran, Ambasadorit Adrian Maître, Ambasadori Zingraf u shpreh:
“Mbështetja për të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara dhe njerëzit në nevojë është veçanërisht e vlefshme këtu në veri të Shqipërisë, ku ka një shtrirje të kufizuar të infrastrukturës shtetërore dhe dimër me netë të ftohta dhe reshje dëbore.
Ndalimi i fesë dhe vitet e trazuara në 1990 e bënë veçanërisht të vështirë ngritjen e strukturave të kishës. Për këtë arsye ndërtimi i një shtëpie si e juaja ishte dhe mbetet dyfish e dobishme.
Nevoja për infermierë në Shqipëri është e madhe. Emigrimi dhe plakja e shoqërisë paraqesin sfida të mëdha për strukturat shtetërore – iniciativa vullnetare si struktura juaj marrin përsipër në këtë kontekst një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme”. /Njoftim i Ambasadës Gjermane në Tiranë/