Situata e përmbytjeve në Shkodër ka krijuar problematika nga më të ndryshmet në territor. Përveç shqetësimeve të përditshme të banorëve, të aplifikuara edhe nga Bashkia e Shkodrës, rastisin edhe emergjenca shendetësore.
Mbrëmjen e të dielës, një vajzë e vogël vetëm 5 vjeçare, është ndjerë keq me të vjella dhe dhimbje barku. Për shkak të izolimit nga uji por edh errësirës, ka qenë e pamundur që vogëlushja të transportohej drejt Spitalit Rajonal për ndihmë mjekësore.
Ditën e sotme, varka që administrohet nga efektivë të FNSH Shkodër, ka bërë të mundur transportin e vajzës nga shtëpia e izoluar në Obot, deri në rrugën ku e priste një ambulancë. Makina e ushtrisë, edhe pse mjaft e lartë, e ka të pamundur të sigurojë transportin e banorëve.
Me shpejtësi, nga varka makina është kaluar një një ambulancë të sjellë enkas për tu drejtuar më pas me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Shkodrës për një mjekim më të specializuar. /ShkodraWeb Media/