Hapja e rrugës drejt zonës së thellë malore të Vermoshit në Bashkinë Malësi e Madhe, paraqet mjaft vështirësi. Sapo përfundon puna për hapjen e rrugës, bien orteqe ose nisin reshje bore, duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme. Këtë fakt e pranon përmes një shënimi në Facebook edhe nënprefekti i Malësisë së Madhe, Hysen Hysaj.
“Nga puna që po bëhet për hapjen e rrugës për në Vermosh! Ku rënia e orteqeve dhe e dëborës çdo ditë, e veshtërson shumë mbajtjen hapur këtë rrugë!”, shkruan nënprefekti Hysen Hysaj në publikimin e tij në Facebook.
Ai e shoqëron postimin e tij edhe me dy video të shkrurtra. Në këto video, dëgjohen shpjegime për situstën të dhëna nga punëtorë që përpiqen për hapjen e rrugës ose edhe banorë të zonës. /ShkodraWeb Media/