Sipas raportimeve nga terreni, përmbytjet janë shfaqur edhe në Njësinë Administrative Velipojë të Bashkisë së Shkodrës. Nga monitorimi i bërë mëngjesin e sotëm, konstatohen më shume se 10 hektarë të pëmbytura në fshatin Baks i Ri.
Pjesa më e madhe e sipërfaqes së përmbytur, rezulton e mbjellë me kultura bujqësore.
Pavarësisht kësaj situate dhe shtimit të nivelit të ujit dhe sipërfaqes së përmbytur, dëmtimit të pronës, rrezikimit të jetës së banorëve dhe gjësë së gjallë, qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës civile në zonat e përmbytura të Bashkisë së Shkodrës. /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër në Facebook/