Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 40 persona në disa qytete të vendit, të cilët ishin përfshirë në trafik emigrantësh nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë me vizave dhe pasaportave false. Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë.
Mes të ndaluarve mësohet se ka dhe zyrtarë dhe punonjës policie. Banda kriminale dërgonte emigrantë në SHBA dhe Kanada kundrejt vlera të ndryshme monetare. Hetimet për bandën kishin nisur disa muaj më parë, ndërsa mbrëmë u finalizua. Pak ditë më parë në Fier u godit një tjetër grup kriminal me 16 persona, që falsifikonin pasaporta për në Angli. /shqiptarja.com/