FOTO – Përkujtohen “5 heronjtë e Vigut”, veteranët, prefektja Angoni dhe partitë e majta homazhe tek memoriali

Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: Së bashku me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare Shkodër, të afërm dhe familjarë, nderuam kujtimin e heronjëve të popullit, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha e Ahmet Haxhia duke bërë homazhe pranë bustit të “5 Heronjve të Vigut”.

21 Gushti i 1944, shënon betejën mes 5 partizanëve të rënë dhe bashkëpunëtorëve nazi-fashist, në Vig të Mirditës, të cilët me një heroizëm të pashembullt, luftuan për atdheun dhe popullin.


LEXONI EDHE: “Aty ku show i persekutuesve cënon vlerat”, pas shfaqjes së yllit komunist në Shkodër, reagon ashpër kryetari i PD Amuli