Te aferm, miq nga Shqiperia e Kosova i dhanë lamtumiren e fundit Nard Polisë. I njohur edhe si “Nardi i bujtinës Polia” në Theth, ai ndërroi jetë në spital pas pritës ndaj tij në Grudë të Re para dy ditëve. Nardi bashkë me vëllanë e tij Pavlinin, krijuan dhe administruan një bisnes agro- turistik ne Theth, aty ku e kishin origjinën familjare. 32- vjeçari lë pas një vajzë 3 vjeçare dhe bashkëshorten, në pritje të fëmijës së dytë, i cili nuk do ta njohë kurrë babanë e tij.
Nard Polia u qellua me armë zjarri pasditen e 20 marsit në Shkodër. Ai ndodhej në makinën e tij fouristradë kur një person me motorçikletë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar disa herë me një armë automatike.
Fillimisht 32 vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën pasi u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës.