
Publikohet një video- përgjim për çështjen ‘Babale’, ku zbulohet se Fredi Alizoti, i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audio- përgjimin me Albert Veliun, është paguar për të dhënë dëshmi të rreme nga drejtori i policisë së qarkut të Fierit Albert Nushi.
Në përgjimin e publikuar nga ish-deputeti Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti dhe Nushi, të cilët kanë komunikuar rreth orës 00:30 të natës në telefon, ndërkohë që Alizoti i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.
“Piovra. Episodi 1.
Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate! Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar!
Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18″, shkruan Salianji.
Piovra. Episodi 1.Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë
Pubblicato da Ervin Salianji su Venerdì 22 marzo 2019
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!