FOTO – Pas rreth 2 muajve e gjysmë rihapet tregu i ri në Zdrale, rinisin punën 63 tregtarë…

63 tregtarë të tregut të Zdrales në Shkodër, këtë të mërkurë rinisën punën në tregun e ri të ndërtuar nga Myftinia dhe Bashkia Shkodër. Tregtarët shprehen të kënaqur me kushtet e reja pasi më herët produktet i tregtonin në rrugë.

Rreth 2 muaj e gjysmë muaj ndërprerje e aktivitetit edhe për shkak të pandemisë, kanë krijuar vështirësi të mëdha ekonomike në familjet e këtyre bizneseve ambulante. Pritet që gjatë këtyre ditëve tregu i ri të përurohet edhe zyrtarisht nga Myftinia Shkodër dhe Bashkia.


Më herët në Zdrale kanë tregtuar 110 subjekte ku një pjesë e tyre, të paktën tani për tani, akoma nuk janë sistemuar në këtë treg, për shkak se tregu i ri ofron vetëm 63 vende për tregtim. /RealitetiPost/

 ABCOM ║ VODAFONE