Masat e shtuara anti- virus, krijojnë rradhë edhe para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër…

Harta e Covid-19 në Shkodër zgjerohet dhe nuk kanë shpëtuar as institucionet shteterore, duke nisur nga Bashkia, Posta Shqiptare, Gjykata e Apelit, Drejtoria Rajonale e Tatim- Taksave dhe ajo e Sigurimeve Shoqerore, pa folur për institucionet shendetësore. Sidoqoftë kjo ka rritur masat për parandalimin e përhapjes më tej të virusit në institucione.

Media ka ndjekur nga afër situatën e krijuar në derën kryesore hyrëse të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku nuk është lejuar të futet asnjë qytetar, avokat apo dëshmitar në institucion pa thirrjen e sekretarëve. Kjo ka bërë që gjyqet të spostohen në orar dhe para gjykatës të krijohen radhë.


Përveç maskës dhe dorezave, u është matur temperatura të gjithë qytetarëve, të cilët pasi kanë pritur me minuta të tëra në diell në temperatura përvëluese edhe janë kthyer pasi temperatura e trupit ka pësuar rritje. /EeTimes/

 ABCOM ║ VODAFONE