Një delegacion i Bashkisë së Shkodrës me në përbërje: Kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi, Kryetari i Këshillit Bashkiak z. Xhemal Bushati, anëtarë të Këshillit Bashkiak, zhvilluan një takim pune me drejtuesit e “Hungarian Watertechnology Corporation” në Hungari.
Qëllimi i këtij takimi ishte finalizimi i bashkëpunimit të nisur me këtë sipërmarrje në shtetin hungarez, e cila ka një veprimtari të gjëre në disa shtete europiane dhe në Ballkan. Ata u ndalen tek projekti që kanë realizuar në mbështetjen e ndërmarrjes së Ujesjelles – Kanalizime Shkodër, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me kryetaren e Bashkisë zj. Ademi dhe këshilltaret bashkiakë, u ndalën edhe tek dy bashkëpunime të reja që pritet të implementohen së shpejti në Shkodër.
Duke qenë një qytet i pasur me ujra dhe duke parë bashkëpunimin e treguar nga Bashkia Shkodër, drejtuesit hungarez u shprehën të gatshëm të jenë sërish prezent me projektet e tyre në Shkodër dhe Shqipëri. Adrián Kiss, shefi ekzekutiv i CEO dhe bashkëpunëtorët e tij garantuan se projekti i parë me Shkodrën është pikënisja e një sërë nismash që do të sjellin një realitet të ri në menaxhimin e burimeve ujore. Delegacioni i Këshillit Bashkiak Shkodër e mbylli vizitën me një ftesë që përfaqësuesit e “Hungarian Watertechnology Corporation” të vijnë në Shkodër së shpejti.