
Aktori i humorit Bes Kallaku tha te shtunen në emisionin ‘Xing me Ermalin’, se shkak për takimin e parë mes tij dhe Xhensilës ishte bërë Nard Ndoka. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Ndoka, i cili shkruan ne nje status ne rrjetet sociale se me Besin kanë miqësi të vjetër, por tani që u martua i ka harruar shokët.
‘Bes Kallaku një humorist ‘bio’, që unë e kam mik prej vitesh, por tashti qe u martua i ka harruar edhe shokët!’, shkruan Ndoka në Facebook, ku i eshte pergjigjur edhe Besi.
KOMENTET:
Besi: O Nard Ndoka te falenderova publikisht. Nuk kam harru un shoket, thjesht ti je opozitar i forte, edhe nuk te del koha per ne artestet sepse je duke u marre me hallet e popullit
Nardi: Nuk kam ankesa une jo, por shokët!