Ilir Meta dhe aktori i humorit, Bes Kallaku janë parë disa herë në shoqërinë e njëri tjetrit. Madje Presidenti i Shqipërisë ishte edhe i ftuar në dasmën e Bes Kallakut, ku prezenca e tij u komentua shumë. Por çfarë i bashkon ata të dy?! Aktori i humorit i ftuar në ‘Xing me Ermalin tregoi atë që e bashkon me Ilir Metën. “Na bashkon lartësia mbi nivelin e detit”- tha Besi me humor dhe më pas shtoi: “Mua dhe Ilir Metën na bashkon dashuria për Sali Berishën. Ne kemi dashamirësi shumë të madhe për njëri-tjetrin. Kemi një miqësi shumë të mirë”, tha Besi.