Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes:
Molla Mehmet Duka me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në jetën social-politike të Malësisë së Madhe si një burrë i zgjuar që ka në epiqendrën e vet çështjen kombëtare.”
Lam Ahmet Salihaj me motivacionin: “Për kontributin e dhënë si mendimtar dhe luftëtar për çështjet kombëtare.”
Ujk Halil Zaraj me motivacionin: “Për kontributin e dhënë me veprën e tij duke qenë shembull i zakoneve më të forta të Malësisë.”
Asllan Nuz Çelaj me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në pajtimin e konflikteve dhe faljen e gjaqeve në Malësinë e Madhe.”
Sokol Bajram Zenelaj me motivacionin: “Për kontributin personal dhe familjar të dhënë në mbrojtjen e trojeve shqiptare.”
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre! /Publikuar në Facebook nga Bashkia Malësi e Madhe/