“30 vite kundërshtar politik…”, plagosja e Nikolin Hubës, reagon Nard Ndoka: Kurrë armik e as problematik…

Shkruan në Facebook Nard Ndoka, kryetar i PDK: Sherim të shpejtë Nikolin Huba!

Z.Huba është drejtues i PS, në Bashkine Vau-Dejës per dekada të tera, në pushtet dhe në opozite. Një politikan perfaqesues e kontribues në komunitet, tolerant e bashkepunues, gjithmone i qeshur dhe i dashur më të gjithe.


Kam 30 vite, që e kam kundershtar politik në atë zone, por kurrë armik, as problematik, jemi perballur politikisht, pa konflikte, pa inate, pa intriga, por thjesht garë politike burrash. Fituesit dorën, në fund!

Nikolin Huba perveçse PS-në, perfaqeson një familje dhe fis më vlera në zonën tonë, njerëz të punes, të besës dhe traditës. Ngjarja e rende kriminale, shpresoj të zbardhet dhe të mbetet, si një shije e hidhur per të gjithë.

Sherim të shpejtë Niko!