
Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Moti i keq me reshje që ka shoqëruar Shkodrën gjatë natës ka krijuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Drisht – Kalaja e Drishtit në Njësinë Administrative Postribë.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me mjetet e saj për zhbllokimin e rrugës. Ky segment rrugor është i hapur për të gjitha mjetet.








