Sot është kthyer në personazh të ditës. Është drejtori i Policisë Bashkiake të Shkodrës Anton Hasanpapaj. Në një foto që po bën xhiron e internetit dhe portaleve prej orësh, kryekomisari me gradë policore shihet në mbrojtje të Policisë së Shtetit. Madje këtë foto, Hasanpapaj e ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook të shoqëruar edhe me një koment domethënës: “Zollumet e Krimet që bën Edi Rama dhe Aleanca e Krimit nuk duhet ti paguajnë Policia, punonjësit e policisë vuajnë të njëjtën fatkeqesi si gjith populli Shqiptar. Dhuna ndaj protestuesve tregoi edhe njëher pabesinë e pushtetit të komunistëve.”.
Pasi është mësuar për valën e shoqërimeve e arrestimeve të protestuesve, dhunën e ushtruar ndaj tyre nga punonjës policie, Hasanpapaj ka reguar sërish në Facebook, këtë herë mjaft ashpër: “Terrori në banesat e protestuesve me shtyn tu bëj një thirrje Shqiptarve që protestën tjetër ta zhvillojmë në Surrel. Ky është fashizëm.”.
E pas këtyre postimeve, në Shkodër nisi të qarkullojë infoemacioni se Hasanpapaj ishte në kërkim nga policia si pjesëmarrës në protestë. Fatnirësisht deri tani, ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia por nuk kemi informacion as nga vetë i interesuari apo njerëz pranë tij. Pyetja që mund të ngrihet në këtë rast është: Për çfarë kërkohet Hasanpapaj: Sepse mbrojti kolegët e tij në protestë apo pse dënoi publikisht dhunën ndaj protestuesve?! /ShkodraWeb/