FOTO – Merr fund arratia e 28- vjeçarit shqiptar në Malin e Zi, vetëdorëzohet në polici vrasësi i Sheila Bakija…

Është vetëdorëzuar në policinë malazeze personi i akuzuar si ekzekutor i ish- të dashurës së tij. I mbiquajtur me nofkën “përbindëshi”, shqiptari Ilir Gjokaj, 28 vjeç, është dorëzuar natën e kaluar. Mbi të rëndon akuza për vrasjen e 19 vjeçares Sheila Bakija dhe plagosjen e babait Shaban Bakija.

Nga 30 shtatori kur kreu veprën e rëndë, Gjokaj ishte në arrati teksa opinioni publik u mobilizua publikisht kundër tij, duke kërkuar arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë. Teksa policia nuk mundi ta arrestonte, 28 vjeçari zgjodhi që të vetëdorëzohet në policinë malazeze.


Ilir Gjokaj dhe Sheila Bakija