Nga dita e sotme, poeti i mirënjohur Luigj Çekaj është pjesë zyrtare e elitës së njohur e vlerësuar publikisht nga institucionet vendore të Malësisë së Madhe. Ai është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Malësi e Madhe.
Ceremonia e dorëzimit të titullit familjarëve, pasi poeti Luigj Çekaj nuk jeton, është zhvilluar në mjediset e sallës së mbëedhjeve të Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe.
Familjes Çeka titulli iu dorëzua nga kryebashkiaku Tonin Marinaj, me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor, si atdhetar e veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare shqiptare, si një përfaqësues i denjë i letërsisë dhe kulturës malësore e mbarëshqiptare, ku me poezitë dhe prozën e tij edhe pse në mërgim prej kohësh nuk e ndau asnjëherë vendlindjen e tij, por duke e lartësuar kurdoher trevën tonë Malësi e Madhe e më gjerë”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarë, kolegë dhe miq të Luigjit, të cilët e kanë mbështetur, duartrokitur dhe vlerësuar punën e tij.