FOTO – Makina bie nga ura në humnerë, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe fëmija që udhëtonin bashkë…

Nëna së bashku me fëmijën e saj, kanë shpëtuar mrekullisht pasi mjeti ku po udhëtonin ka rënë në humerë në rrugën e Arbrit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Spates” dhe në pamjet e publikuara shihet makina e kthyer përmbys.


Raportohet se nëna dhe fëmija i saj ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht kanë marrë vetëm disa lëndime.

Sipas dëshmitarëve, makina po vinte nga Klosi dhe fillimisht është përplasur me hekurat e urës e më pas ka përfunduar në greminë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po hetohn shkaqet e aksidentit.