Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – 32 vite më parë do të vritej në nisje të udhëtimit drejt lirisë, sot Anisa u rikthye në bregun nga ku u nis

ShkodraWeb 11 September, 2022
anisa aleksander gruda shiroke 2022 a

Duheshin edhe 3 muaj që Shqipëria të rikthehej zyrtarisht në demokraci. Kishte ndodhur eksodi i ambasadave të korrikut 1990 por etja e shqiptarëve për liri ishte shumë e madhe. Në Shkodër, mbase si askund tjetër, për këtë liri, shkodranët ishin të gatshëm për çdo sakrificë.

Aleksandër Gruda kishte menduar të nisej drejt lirisë, duke kaluar nga njëri breg i liqenit të Shkodrës tek tjetri, nga Shqipëria në Malin e Zi të sotëm apo ish- jugosllavi. Ishte data 11 shtator 1990, kur kalimi i kufirit mund të shpaguhej edhe me jetë.

Një anije e voëgl luftarake që patrullonte në pjesën shqiptare të liqenit të Shkodrës, mekanik i të cilës ishte Aleksandri, u nis drejt lirisë së shumë dëshiruar. Në bord ishin 18 persona, mes të cilave edhe Anisa që një muaj para nisjes së këtij udhëtimi, kishte festuar 4 vjetorin e lindjes. Ishte vajza e Aleksandrit.

Siç ndodhte gjithmonë në këto raste, thjesht për të marrë 1 apo 2 javë leje, ushtarët  e vendosur në pikat në të gjitha anët e kufirit, nisin të qëllojnë drejt anijes. Goditen shumë pjesë të anijes por me manovrimet e tij, Aleksandri arrin ta mbajë në punë dhe të vijojë udhëtimin drejt lirisë.

Pak më vonë, disa nga pasagjerët e anijes i japin lajmin e kobshëm. Plumbat kanë kapur Anisën 4 vjeçare duke i marrë jetën. Megjithatë, Aleksandri vendos të vazhdojë rrugën me vajzën e pajetë në bord dhe 17 persona të tjerë që i drejtoheshin lirisë.

Një histori tragjike, një nga të shumtat e asaj kohe të çmendur. Sot, 32 vite më pas, Aleksandri, familjarë e të afërm janë përsëri në bregun ku Anisa nisi dhe përfundoi tragjikisht udhëtimin e saj drejt lirisë. Një pllakatë e thjesht por me një ngarkesë të jashtëzakonshme emocionale, nga sot i tregon çdokujt jo vetëm këtë ngjarje tragjike por edhe vlerën e lartë që mund të ketë liria! /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Makina bie nga ura në humnerë, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe fëmija që udhëtonin bashkë…
Artikull pasardhës: “Hapeni këtë zarf në vitin 2085”, zbulohet letra misterioze e Elizabetës e shkruar në vitin 1986 në Australi…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.