
Policia italiane ka goditur një rrjet trafiku të drogës, e mes të arrestuarve ka perfunduar ne pranga edhe një shtetas shqiptar, me origjinë nga Shkodra, i quajtur Armando Ndoja, banues në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos. Ai eshte personi qe shihni ne fotot me poshte te publikuara nga mediat italiane.
Sipas hetimeve të nisura që më 2015, grupi e blinte drogën në Shqipëri. Të përfshirë në hetime, përveç Ndojës, janë edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, te cilet aktualisht jane te shpallur në kërkim.
Heroina e kokaina dërgohej përmes korrierëve në zonën e Milanos e prej andej në Sardenja, gjithcka fale njohjeve qe kishin shqiptaret qe perbenin banden.
Hetimet kanë qenë të ndërlikuara, pasi trafikantët i përdornin celularët për katër ditë e pastaj i ndryshonin, ndërkohë që për të komunikuar përdornin vetëm mesazhe.
Në 24 tetor te vitit 2015, në Muravera janë arrestuar edhe dy korrierë, një shqiptar e një lituanez.