
Futbolli italian është goditur nga një tragjedi, pasi futbollisti Federico Zini u gjet i vdekur bashkë me ish-të dashurën e tij dhe raportohet se bëhet fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje.
Sulmuesi i AC Tuttocuoio nga Seria D mbushte ditën e nesërme 25 vjeç, ndërsa ish e dashura e tij ishte 29 vjeçe.
Mediat italiane bëjnë me dije se futbollisti kishte shkuar për të vizituar ish të dashurën e tij Elisa Amato në Prato dhe ishte përpjekur ta bindte që të ktheheshin bashkë.
Fqinjët janë shprehur se kishin dëgjuar zënka pasi çifti kishte dalë në rrugë duke debatuar, ajo kishte refuzuar dhe më pas janë dëgjuar të shtëna armësh në makinën e tyre.
Çifti u gjet i vdekur në makinë pranë banesës.
Federico Zini kishte një karrierë të gjatë në futboll, ku ka luajtur për ekipe si në Maltë, Bullgari, Filipine dhe Mongoli, e tani në Itali.