Arbër Duli është efektivi i policisë së Shkodrës, makina e të cilit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja ndodhi rreth orët 4 të mëngjesit të ditës së sotme. Mësohet se Duli është i martuar dhe prind i dy fëmijëve. Nga kolegët e tij, mësohet se ai nuk ka patur probleme apo konflikte që mund të justifikojnë djegien e makinës së tij. Sipas informacionit zyrtar të policisë, makina është djegur pjesërisht.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2019, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolkswagen, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.