Nje oficeri te K.rimeve ne policine e Shkodres i djegin makinen. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04:00 te mengjesit te sotem dhe mesohet se makina eshte e oficerit Arber Duli. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Mahalla e Çakajve” ne Shkoder, teksa mjeti ka qene i parkuar.
Sipas burimeve ne polici dhe zjarrefikesve djegia mendohet se eshte e qellimshme. Mjeti tip volksvagen passat eshte djegur me benzine sipas dyshimeve ndersa eshte thyer edhe xhami para nga nxehtesia.
Mjeti eshte derguar ne policine e Shkodres dhe vijojne hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Oficeri Arber Duli punon prej disa vitesh ne policine e Shkodres dhe se fundmi mban detyren ne sektorin e k.rimeve.