ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Kush është major Klodian Tanushi, ndërroi jetë sot në Letoni duke lënë tre fëmijë jetimë…

Major Klodian Tanushi, humbi jetën gjatë ditës së sotme në Letoni, katër ditë pas ngjarjes së rëndë pas shpërthimit të lëndë shpërthyese. Atë ditë, humbi jetën edhe ushtarakja tjetër shqiptare, Zarife Hasanaj, e cila u përcoll sot për në banesën e fundit me nderime shtetërore si Dëshmore e Atdheut.

Loading...

Kush është Klodian Tanushi?

Major Tanushi ka lindur në Dibër më 31 tetor 1980. Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin Motorist Xhenerik. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-rë “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”.

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Avvareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e Nëntogerit. Në vitin 2006 ka marrë gradën e Togerit, në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e Majorit.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.