Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ish- deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, i njohur edhe me nofkën “Kaubojsi”, ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka pasur një komplikacion me shëndetin e tij.
Ishte vetë “Kaubojsi” Ndocaj ai që ka publikuar disa foto nga spitali, dhe ku thotë se çdo betejë fitohet me vullnet dhe besim në zot.
“Cdo betej fitohet kur ke vullnet dhe besim ne zot. Falenderoj dotto. Gazin dhe Dotto. Andrea Formiga per punen e tyre te shkelqyer”, shkruan Ndocaj në postimin e tij.
Së fundi Ndocaj është vënë re se ka humbur shumë peshë dhe ka ndryshuar look, por nuk dihet ende çfarë i ka sjellë komplikacionet me shëndetin e tij.