
Kryeministri i vendit Edi Rama e ka filluar këtë ditë të enjtë të 15 tetorit 2020, me një postim për të gjithë qytetarët, të cilët nga sot janë të detyruar të mbajnë maskën kudo jashtë mjediseve të shtëpisë së tyre.
Rama risjell në kujtesë pandeminë e vitit 1918, e cila siç thekson ai, zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz. Mes të tjerash, Rama shkruan se shumica e viktimave në valën e dytë të kësaj pandemie ishte edhe nga mosrespektimi masiv i rregullave.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan Rama.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!