
Një mrekulli mund të quhet ajo që po i ndodh tashmë të riut shkodran Musa Baculit falë misionit që mori ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Djali i cili kishte shpëtuar për një fije dhe ishte shumë muaj në koma në spitalin e Shkodrës, pas kurimit në Itali ia ka dalë të ecë me këmbët e veta.
Bamirësi Ilir Hoxholli publikon edhe një foto emocionuese nga spitali teksa doktori italian përlotet ndërsa Musai i puth kokën në shenjë mirënjohjeje.
‘Foto sa njemijë fjalë!
Doktori italian përlotet kur arrin ta shikojë Musain tek ecën me këmbët e veta… Me çfarë mrekullie, pasioni dhe dëshire që kanë punuar… Faleminderit stafit italian, faleminderit Zot’, shkruan Hoxholli.