Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë është personi i vënë në pranga nga Policia e Shtetit në një aksion të koduar “Selenica”. Sipas bluve, ai është një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vr.asje, si dhe me percedent të theksuar kr.iminal në Shqipëri, në fushën e kr.imeve kundër personit dhe në fushën e na.rkotikëve.
Gjatë operacionit kapet dhe vëllai i tij për “Shtrëngim me d.hunë për dhënie pasurie”.
Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vr.asja”, “Shfrytëzim pr.ostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i a.rmëve të zjarrit”.
Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vr.arë me ar.më zjarri dy shtetase që ushtronin pr.ostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për pr.ostitucion.
Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbias në Itali.
Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale “Ar.mëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve na.rkotike”.
Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos.
Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e kr.imeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve na.rkotike.